Shqipëri, caktohet data e hapjes së plazheve

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu lajmëroi se plazhet në Shqipëri do të jenë të hapura duke filluar nga 1 qershori.

Teksa prezantonte planin e masave lehtësuese, ministrja njoftoi se hapja do të realizohet nën masa të sigurisë dhe sipas një plani që përfshin gjithë vijën bregdetare, si një zonë e sigurt.

Ajo paralajmëroi se kush nuk zbaton procedurat e publikuara do të penalizohet.

“Nga data 1 Qershor plazhet do të jenë të hapura, nën masa të sigurisë, sipas një plani i cili përfshin gjithë vijën bregdetare, si një zonë e sigurt. Plazhet sipas zonave të miratuara do jenë të përcaktuara me autorizime të posatcme nga një autoritet i përkohshëm që është ngritur peër këtë periudhëe dhe që do të administrojë lejet per cdo stacion plazhi nëpërmjet një aplikimi online dhe një protokolli të veçantë për të siguruar ruajtjen e distancave dhe kushtet higjeno-sanitare në plazhe. Ndaj ftojmë të interesuarit të zbatojnë procedurat që do të bëhen publike nga MTM, duke informuar se çdo kush që shkel rregullat për arsye përfitimi në plazh do të penalizohet”, tha Manastirliu./21Media

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!