Shqipëri, arrestohet shtetasi i Kosovës, kapet duke transportuar imigrantë nga Lindja e Mesme

Policia e Shqipërisë gjatë një operacioni në aksin rrugor Rrëshen – Thirrë, në zonën e fshatit Ndërfushas, Mirditë, ka lokalizuar dhe ndaluar automjetin me drejtues shtetasin R. K., 26-vjeç, banues në Kosovë, në të cilin, gjatë kontrollit, janë gjetur 13 emigrantë nga vendet MENA (Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore), disa prej tyre të mitur.

Sipas Policisë së Shtetit, 26-vjeçari po i transportonte në mënyrë të kundërligjshme kundrejt pagesës.

Në vijim të veprimeve shtetasi R.K. është arrestuar në flagrancë, për veprën penale  -dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë për veprime të mëtejshme.