Foto: Ilustrim

Shqipëri, arrestohet shtetasi i Kosovës, i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Policia Kufitare e Shqipërisë, në bashkëpunim me Interpol Tirana, ka arrestuar sot në pikën kufitare të Qafë Morinës shtetasin e Kosovës H.H. nga Smolica, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Siç njofton Policia e Shtetit, 47-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata Lokale e Geilenkirchen në Gjermani ka vendosur masën e sigurimit ‘Arrest në burg’, për veprën penale “Vjedhja në rrethana rënduese”.

Maksimumi i dënimit për këtë vepër penale është 10 vjet burg.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tropojë bënë arrestimin provizor të tij, me qëllim ekstradimin drejt Gjermanisë, mbështetur në Konventën Evropiane të Ekstradimit.