Ilustrim: Arrestimi i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

Shqipëri, arrestohet i dyshuari që qarkullonte me kallashnikov në krahë

Një person i dyshuar i cili qarkullonte me një kallashnikov të mbushur me plumba është arrestuar nga policia.

Sipas njoftimit të bërë nga Policia e Shtetit, arrestimi i të dyshuarit është bërë në fshatin Kurbin të Lezhës.

Në bazë të informacioneve të pranuara se në fshatin Kurbin, një person po qarkullon me armë zjarri policia ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin në kuadër të një operacioni policor.

`Mbi bazën e këtyre informacioneve u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Gjormë”, në kuadër të të cilit, në afërsi të shkollës së fshatit, u kap në flagrancë 52-vjeçari B. H., banues në Gjormë, Kurbin, i cili qarkullonte me armë zjarri kallashnikov me një krehër me 28 fishekë luftarak`, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka bërë të ditur se 52 vjeçarit të arrestuar i´u është gjetur në banesën e tij edhe një tjetër armë zjarri kallashnikovë dhe një sasi me fishekë luftarak.

`Më pas, operacioni ka vijuar në banesën e tij, ku gjatë kontrollit Policia gjeti edhe një tjetër armë zjarri kallashnikov, me një krehër me 30 fishekë dhe 355 fishekë të tjerë luftarak`, njofton Policia e Shtetit.

I dyshuari sipas policisë kishte tre muaj që kishte dalë nga burgu, pasi kishte kryer dënimin e dhënë në vitin 2013, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Armëmbajtja pa leje”.