Shqipëri, 96 raste të reja me COVID-19 dhe dy viktima

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë shënuar edhe 96 persona të infektuar me virusin COVID-19.

“Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 51 raste në Tiranë, 6 në Shkodër, 5 në Durrës, nga 4 raste në Elbasan, Pogradec, nga 3 raste në Krujë, Kukës, nga 2 raste në Fier, Lezhë, Kavajë, Kamëz, Dibër, dhe nga 1 rast në Kurbin, Korçë, Devoll, Has, Lushnje, Mat, Përmet, Sarandë, Prrenjas, Bulqizë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Kurse, janë shëruar 48 persona nga coronavirusi.

“Në 24 orët e fundit janë shëruar 48 qytetarë, duke e çuar në 2062 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Në vendin tonë aktualisht janë 1508 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës”, thuhet më tej.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, po ashtu edhe dy viktima kanë humbur jetën për shkak të coronavirusit.

“Viktimat janë një 64 vjeçar nga Shkodra dhe një 63 vjeçare nga Elbasani”, ka bërë të ditur ministri

Në total numri i rasteve me COVID-19 në Shqipëri është 3667, prej tyre 2062 të shëruar dhe 97 viktima. /Top Channel