COVID-19

Shqipëri, 8 raste të reja me COVID-19

Në Shqipëri sot janë shënuar edhe 8 raste të reja me COVID-19 nga 104 testime që janë kryer.

Siç ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë, 5 prej të cilave janë në Tiranë, 2 në Elbasan dhe një në Durrës.

Nga 140 testimet e kryera gjatë 24 orëve të fundit për persona të dyshuar me COVID-19, janë vetëm 8 raste pozitive, përkatësisht në Tiranë 5 raste, në Elbasan 2 raste dhe në Durrës 1 rast. Për të gjitha rastet vazhdon hetimi epidemiologjik në terren”, bëhet e ditur në njoftim.

Kurse, në total numri i personave të prekur me coronavirus në Shqipëri është 803 dhe 31 viktima./ Top Channel