Shqipëri, 31 raste pozitive me COVID-19 gjatë 24 orëve, asnjë i vdekur

Nga 2 mijë e 377 testime të bëra gjatë 24 orëve në Shqipëri, 31 prej tyre kanë rezultuar pozitive, përderisa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjeve me COVID-19.

Aktualisht në Shqipëri janë 254 raste aktive me SRAS-CoV-2, e në Spitalin e Infektives janë duke u trajtuar gjashtë pacientë.

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë në Shqipëri thuhet se nëntë qytetarë janë shëruar gjatë 24 orëve.

Deri më tani në Shqipëri 132 mijë e 828 qytetarë janë infektuar me COVID-19, prej tyre 2 mijë e 456 kanë vdekur ndërsa 130 mijë e 118 janë shëruar.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              99
Vlorë                25
Elbasan            24
Durrës              23
Kukës                21
Lezhë               16
Shkodër           14
Fier                   14
Berat                11
Korçë                 6
Gjirokastër        1