Shqipëri: 186 raste të reja me COVID-19, dhe 4 të vdekur

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit 168 persona kanë rezultuar të prekur me COVID-19, ndërsa kanë vdekur 4.

Ndërsa të shëruar rezultojnë 75 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 6.569 që nga fillimi i epidemisë.

Flutura Beqo nga Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se më së shumti raste ka nga Tirana, gjithsej 51 raste, pastaj 18 raste në Elbasan, nga 12 raste në Korçë dhe Lezhë, 9 raste në Fier, nga 8 raste në Vlorë dhe Berat, 6 raste në Krujë dhe Kukës, 5 raste në Lushnje, nga 4 raste në Kavajë, Mirditë, Tropojë, nga 3 raste në Shkodër, Gjirokastër, Pogradec, Kolonjë nga 2 raste në Durrës, Devoll, Divjakë, nga 1 rast në Kamëz, Sarandë, Delvinë.

“Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 178 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit kanë humbur betejën me COVID-19 një 53 vjeçare dhe një 87 vjeçar nga Tirana, një 68 vjeçar nga Durrësi dhe një 73 vjeçar nga Korça. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju shpreh ngushëllimet familjarëve”, ka thënë ajo.

Me rinisjen e vitit te ri shkollor, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, i ka bërë thirrje mësuesve, prindërve, nxënësve, të tregojnë kujdes me zbatimin me përpikëmri te masave që frenojnë përhapjen e COVID-19.

“Ministria e Shëndetësisë apelon për respektimin e distancimit social, vendosjen e maskave ose barrierave mbrojtëse, larjen ose dezinfektimin e duarve, ajrosjen e ambienteve, matjen e temperaturës së nxënësve çdo ditë. Të gjitha institucionet arsimore që fillojnë ditën e nesërme mësimin duhet të zbatojnë me rigorozitet Udhëzimin mbi masat anti-COVID19 me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit CARSCOV2”, ka thënë tutje ajo.