Ilustrim

Shqipëri, 161 raste të reja dhe 3 viktima nga COVID-19

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 161 raste të reja dhe 3 kanë vdekur, si pasojë e infektimit me Covid-19, raporton TopChannel.

Përderisa gjatë kësaj periudhe, janë shëruar 97 qytetarë, duke e çuar në 6443 numrin e të shëruarve. Gjithashtu, nga të dhënat epidemiologjike incidenca e dy javëve të fundit është 62.9 raste/ 100,000 banorë.

Rastet pozitive janë: 54 raste në Tiranë, 20 raste në Elbasan, 13 raste në Korçë, 11 raste në Kukës, 10 raste në Durrës, Lezhë, 9 raste në Krujë, 6 raste në Pogradec, 4 raste në Kamëz, nga 3 raste në Shkodër, Devoll, Kavajë, Vlorë, 2 raste në Gramsh, nga 1 rast në Has, Lushnje, Pukë, Mirditë, Berat, Librazhd, Përmet, Malësi e Madhe, Shijak, Maliq.

Viktima janë një 80 vjeçar nga Shkodra, një 82 vjeçar dhe një 90 vjeçar nga Tirana nuk e fituan dot betejën me sëmundjen.