Ilustrim

Shqipëri, 116 raste të reja me COVID-19 dhe 5 viktima

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri, ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 116 raste të reja me COVID-19 dhe 5 viktima.

“Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 49 raste në Tiranë, 13 në Elbasan, 7 në Kukës, nga 5 raste në Shkodër, Kurbin, Kavajë, Vlorë, nga 4 raste në Durrës, Fier, Has, nga 3 raste në Berat, Kamëz, Gjirokastër, 2 në Kuçovë, nga 1 rast në Krujë, Mirditë, Mat, Bulqizë”, ka bërë të ditur MSh.

Ndërsa, numri i personave të shëruar gjatë 24 orëve është 150.

“150 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm në 24 orët e fundit, duke e çuar në 5732 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 189 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 20 në terapi intensive nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar”, është thënë më tej.

Në Shqipëri, që nga rastet e para të shënuara deri më tani, numri i personave të prekur me COVID-19 është 9844, 5732 persona të shëruar dhe 301 viktima./TopChannel