Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Shqipëri, 1 milion qytetarë të vaksinuar

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se janë vaksinuar kundër COVID-19 mbi 1 milion qytetarë shqiptarë.

Rama në Facebook ka shkruar se nuk do të ndalen derisa të vaksinohet edhe qytetari i fundit.

“Ia kemi dalë të kryejmë mbi 1 MILION vaksinime dhe nuk do të ndalemi derisa qytetari i fundit të vaksinohet. Shqipëria buzëqeshë”, ka shkruar ai.

Sipas të dhënave zyrtare, në Shqipëri aktualisht janë rreth 50 raste aktive me COVID-19.