Shpresat e Italisë nisë rënia e numri të viktimave

Italia duket që i ka kaluar ditët më të rënda të pandemisë së Coronavirusit.

Sikurse zakonisht në ora 18:00 del Mbrojtja Civile për të paraqitur raportin për gjendjen në vend.

Në 24 orët e fundit është raportuar për 542 viktima, ndërsa Italia mbetet vendi me numrin më të lartë të viktimave me mbi 17,000 viktima si pasojë e pandemisë COVID-19.

Në 24 orët e fundit për ditën e tretë me radhë ka rënie të numrit të të infektuarve duke u paraqitur 1195 raste të reja, një rënie e ndjeshme me ditën e djeshme kur u paraqitën 3039 raste.

Shpresëdhënëse për Italinë është rritja e numrit të të shëruarve, ku në 24 orët e fundit janë shëruave 2,099 persona, duke e ngritur numrin e përgjithshëm në 26,491 persona të shëruar.

Italia, vendi më i goditur nga pandemia COVID-19, ka 135 mijë persona të prekur nga ky virus, përfshirë viktimat dhe të shëruarit dhe ata që janë në trajtim intensiv apo shtëpiak.

Data 20 prill është kur autoritetet italiane presin që duke marr parasysh masat e ndërmarra të mos ketë shfaqje të rasteve të reja me COVID-19.

Në botë numri i rasteve të prekura deri më sot është afër 1 milionë e gjysmë, ndërsa numri I vdekjeve ka arritur në mbi 84 mijë.

Në Kosovë deri më tash janë konfirmuar 184 raste pozitive me COVID-19, 5 persona kanë vdekur dhe 30 persona të tjerë janë shëruar.