Shpjegimi i ministres Bajrami për ‘favoret’ për gurthyesit e politikës nga Ligji për rimëkëmbjen ekonomike

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, në intervistën për KALLXO.com përballë Jeta Xharrës ka folur për lirimin e bizneseve të gurthyesve dhe mineraleve nga tatimet për licenca.

Bajrami ka thënë se janë pikërisht deputetët ata që kanë votuar një amendament të tillë.

“Unë e kam çu Ligjin për rimëkëmbje. Në Komisionin për Buxhet dhe Financa kam lobu fuqishëm dhe s’i kam marr votat, por në seancë kalojnë amendamentet”, tha ajo.

Ministrja Bajrami ka thënë që është përgjegjësi e Komisionit për miniera dhe minerale që të mos lejojnë që gurthyesit të keqpërdorin këtë.

“Komisioni për minera dhe minerale e ka për obligim me mbikëqyrë, unë si qeveri nuk e kam shti, e ka shti Parlamenti. Ky është amendament i cili është paraqit dhe është votu, unë nuk e kam pas idenë që ky amendament do të votohet”, tha ajo.