Foto: Stevo Vasiljevic

Shpëtohet një foshnje në Podgoricë që kishte rënë në lumin ‘Moraça’

Punëtorët e ndërmarrjes së qytetit ‘Zelenilo’ Aldin Ibrahimoviq dhe Almir Mujak nxorën dhe shpëtuan një foshnje nga lumi Moraça në Podgoricë. Në shpëtim ka marrë pjesë edhe Shpejtim Demaj.

Sipas raportimit të Pobjeda, foshnja ka qenë pa ndjenja dhe deputeti shqiptar në parlamentin suedez, Adnan Dibrani, i ndodhur në vendngjarje, ka arritur t’i nxjerrë ujin nga mushkëritë dhe ta rikthejë në jetë.

Ibrahimoviq dhe Mujak ishin duke kryer punë të rregullta pranë urës së Bllazovos kur panë se foshnja kishte rënë në lum. Pas një reagimi të shpejtë kanë arritur ta nxjerrin në breg foshnjën.

Në vendngjarje ka qenë edhe fotoreporteri i Pobjedes, i cili pa të rinjtë duke nxjerrë foshnjën nga uji.

Siç mësohet jozyrtarisht, një e moshuar me foshnjën ka rënë nga shkëmbinjtë në Moraçë dhe dyshohet se ka kryer vetëvrasje.

Në vendngjarje ishin edhe pjesëtarë të policisë.