Shpëtohet një alpiniste e aksidentuar në malin e Tomorit
19.1.2020 - 18:16
Pjesëtarët e Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë sot kanë shpëtuar një alpiniste në malin e Tomorit.
Lajmin për këtë e ka bërë të ditur ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.
Ajo përmes një publikimi në Facebook ka përgëzuar pjesëtarët të cilët kanë shpëtuar alpinisten në një terren me shikim të vështirësuar në lartësi mbidetare mbi 2000 metra.
“Operacion i vështirë por djemtë tanë ia dolën të evakuojnë alpinisten e aksidentuar në malin e Tomorit, në lartësinë 7000 ft dhe në kushtet e shikimit të kufizuar. Bashkëpunim i shkëlqyer i pilotëve të Forcës Ajrore me grupin e mjekëve të Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore”, ka shkruar Xhaçka.