Ilustrim

Shpëtohen 62 minatorë, ishin bllokuar në minierën e Stantërgut

62 minatorë të Minierës së Stantërgut mbrëmë gjatë kohës që ishin në punë në Horizotin 12 kanë mbetur të bllokuar si shkak i prishjes së liftit.

Të njëjtit më pas ishin nxjerrë me anë të skipave – kanaleve prej nga nxirret xehja nga horizontet nëntokësore në sipërfaqe.

Këtë për KALLXO.com e ka konfirmuar menaxheri i Minierës, Nexhat Dedia.

Dedia tha për KALLXO.com se rreth orës 23 kishte ndodhur prishja ndërsa pas orës 02:50 ka filluar nxjerrja e punëtoreve në grupe nga 2-3 persona.

“Mbrëmë rreth orës 23:00 kemi filluar nxjerrjen me anë të skipave dhe nga ora 02:50, 62 punëtorët që kanë qenë duke punuar në minierë. Që nga mbrëmë jemi duke punuar në rregullimin e prishjes që ka ndodh në lift”, ka thënë Dedia për KALLXO.com