Shpërthimi në shtëpi, vdes një 90-vjeçar

Një burrë i moshuar është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Klinë.

Sipas Policisë, dyshohet se deri te vdekja e viktimës ka ardhë si pasojë e një shpërthimi.

Zëdhënësi i Policisë për regjionin e Pejës, Fadil Gashi ka treguar për KALLXO.com se personi ishte rreth moshës 90 vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:22, në rrugën “Bajram Curri” në Klinë.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar Policia e Kosovës bashkë me njësitin për deminim dhe prokurori i shtetit.

Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor dhe me vendim të prokurorit trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë.