Shpërthimi i virusit, ministri përmend strategji të re të testimeve
Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj tha se nëse nuk zbatohen masat, do të ketë dilemë nëse vlen hapja e mëtejme e bizneseve dhe veprimtarive tjera në vend për shkak të coronavirusit.
Zemaj në konferencë për media shtoi se MSh-ja ka marrë masa që paralelisht me hapjen të fuqizojnë edhe kapacitetet, përfshirë sigurimin e respiratorëve.
“Kemi aktivizuar tri klinika tjera në QKUK që t’i dalin në ndihmë Infektivës. Kemi aktivizuar edhe repatrin infektiv në spitalet e përgjithshme që të zvogëlojnë fluksin e pacientëve që vijnë në Prishtinë”, theksoi mes tjerash ai.
Zemaj paralajmëroi se janë duke përgatitur strategjinë e re të testimeve me synim që të shkohet me testime në masë.
“Ministria e Shëndetësisë është duke bërë çmos që mos të kemi rikthim në asnjë masë të izolimit”, tha ministri duke bërë thirrje që të zbatohen rekomandimet.