Shpërthimi i coronavirusit të ri, Pekini merr masa 'të kohës së luftës' për të penguar përhapjen

Pekini po rivendos masa të rrepta të bllokimit dhe po teston njerëzit në masë të madhe, pas një numri të ri të rasteve të coronavirusit të ri të dalë nga tregu më i madh i ushqimit me shumicë në qytet, duke ringjallur frikën e shpërthimit vdekjeprurës, raporton CNN.

Kryeqyteti kinez raportoi të hënën 36 raste të reja të Covid-19, duke sjellë numrin e përgjithshëm në 79 pasi një infeksion i transmetuar në vend u raportua në 12 qershor pasi që për dy muaj nuk pati raste të reja, sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetit.

Rastet janë të lidhura me tregun Xinfadi në jug-perëndim të qytetit, i cili furnizon pjesën më të madhe të pemëve dhe perimeve të freskëta të kryeqytetit. Tregu, i cili shet mish dhe ushqim deti, është mbyllur që nga e shtuna.

Virusi tashmë është përhapur në provincat e Liaoning dhe Hebei, ku gjithsej pesë raste të reja u zbuluan se ishin kontakte të ngushta të pacientëve në Pekin.

Numri i ri i të infektuarve ka dërguar valë shokuese në të gjithë Kinën, të dielën gjatë një konference për shtyp, zëdhënësi i qeverisë komunale të Pekinit Xu Hejian e përshkroi atë si “një periudhë të jashtëzakonshme”.

Media shtetërore kineze ka përsëritur vazhdimisht masat efektive të Kinës për të penguar përhapjen e virusit pasi që numri i infeksioneve dhe vdekjeve në botë është i madh, duke krahasuar suksesin e tij me dështimet e qeverive perëndimore, veçanërisht të Shteteve të Bashkuara.

Emergjenca e papritur e virusit në Pekin, qytet i cili konsiderohej si më i sigurti në vend, ka ngritur perspektivën e një vale të dytë të infeksioneve dhe rivendosjen e mundshme të masave të rimbylljes, që më parë ishin bërë në pjesën më të madhe të vendit duke ndikuar dhe në rënien e nivelit ekonomik.

Në një takim të Këshillit Shtetëror, të kabinetit të Kinës, të dielën e vonë, Nënkryeministri Sun Chunlan tha se rreziku i përhapjes së shpërthimit të fundit ishte “shumë i lartë”, duke përmendur popullsinë e dendur dhe shumë të lëvizshme të tregut, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Xinhua.

Masat e luftës

Distrikti Fengtai, ku ndodhet tregu Xinfadi, njoftoi të Shtunën themelimin e një “mekanizmi të kohës së luftës” dhe krijimin e një qendre komanduese për të penguar përhapjen e virusit.

Në rrjetet sociale, Global Times, një tabloid nacionalist i drejtuar nga qeveria kineze, postoi një video të oficerëve të policisë paramilitare me maska në fytyrë që patrullonin në treg pasi ishte mbyllur të shtunën.

Autoritetet bllokuan 11 tezga në afërsi të tregut, duke ndaluar rreptësisht hyrjen dhe daljen në to. Çdo ditë, shitësve do iu masin temperaturën, do të raportohet për ta si dhe do të ju dërgohet ushqimi dhe nevojat e tyre ditore.

Pekini gjithashtu nxori testimin në masë të acidit nukleik për coronavirusin, duke ngritur 193 kabina për marrjen e mostrave në të gjithë qytetin. Të dielën më shumë se 76,000 njerëz u testuan dhe 59 njerëz rezultuan pozitiv, tha Xu në një konferencë shtypi të hënën.

Testet e acidit nukleik funksionojnë duke zbuluar kodin gjenetik të virusit, dhe mund të jenë më efektive në zbulimin e një infeksioni, veçanërisht në fazat e hershme, krahasuar me testet që ekzaminojnë imunitetin e një trupi, pasi që këto të fundit janë më të lehta për t’u kryer.

Rrethi Fengtai ka mbledhur mostra të 8,950 njerëzve që kanë punuar në tregun Xinfadi. Deri më tani, janë testuar më shumë se 6,000 mostra dhe rezultatet janë të gjitha negative, sipas Xu.

Autoritetet gjithashtu gjurmuan dhe mblodhën mostra nga gati 30,000 njerëz që kishin qenë në treg, 14 ditë para mbylljes së tij. Të gjitha nga 12,000 testet e kryera deri më tani rezultuan negative, tha Xu.

Qeveria e Pekinit porosi të gjithë ata që vizituan tregun dhe kontaktet e tyre të ngushta të qëndrojnë në shtëpi për dy javë për ta bërë vëzhgimin mjekësor. Ajo gjithashtu ndikoi në rifillimin mësimit për nxënësit e shkollave fillore, i cili fillimisht ishte caktuar për të hënën.

Disa zyrtarë lokalë, përfshirë dhe nënkryetarin e distriktit Fengtai, u larguan nga puna pas shpërthimit.

Kjo nuk është hera  parë e shpërthimit të virusit, që çoi në rikthimin  e virusit. Gjatë muajit maj, disa vende në verilindje të vendit unë mbyllën rreptësisht pasi rastet e importuara shkaktuan shpërthime midis bashkësive lokale.

Sidoqoftë, para numrit të ri të shpërthimit, Pekini kishte regjistruar vetëm 420 infeksione lokale dhe 9 vdekje në krahasim me mbi 80,000 raste të konfirmuara dhe 4,634 vdekje në mbarë vendin, falë kufizimeve të rrepta që ndalonin udhëtimin të vendosura në fillim të pandemisë.

Si pjesa tjetër e vendit, jeta në Pekin kishte filluar të kthehej në normalitet, me bizneset dhe shkollat që rihapeshin dhe turmat ktheheshin në qendra tregtare, restorante dhe parqe.

Në shenjë besimi të qeverisë kineze për kontrollin e saj ndaj shpërthimit, pas një vonese dy mujore në fund të majit parlamenti i vendit mbajti mbledhjen e tij vjetore, duke lejuar mijëra delegatë nga i gjithë vendi të udhëtonin për në Pekin dhe të uleshin krah për krah për takimet që zgjatën 10 ditë.

Gjurmimi i burimit

Përhapja në Pekin do të jetë testimi i fundit të strategjisë së kontrollimit të coronavirusit të Kinës.

Hu Xijin, kryeredaktori i Global Times, tha në Twitter se Pekini nuk do të bëhet Wuhan i dytë, epiqendra origjinale e pandemisë ku në dhjetor të vitit të kaluar u zbulua koronavirusi për herë të parë.

“Në asnjë mënyrë Pekini nuk do të bëhet Wuhan 2.0. Bota do të shohë aftësinë e fuqishme të Kinës në kontrollin e epidemisë, duke përfshirë (udhëheqjen) e fortë të qeverisë, respektimin e shkencës, gatishmërinë e publikut për të bashkëpunuar dhe koordinimin mbarëkombëtar për masat e kontrollit. Ne do të fitojmë përsëri, “ai shkroi në një postim të hënën.

Autoritetet e Pekinit ende janë duke u përpjekur të gjurmojnë burimin e shpërthimit të fundit, dhe zotohen se do të kryejnë “hetimet më të rrepta epidemiologjike”.

Zhang Yuxi, kryetari i tregut, i tha Pekin News News se virusi ishte zbuluar në një enë ku copëtohej mishi nga një shitës i salmonit të importuar në treg, duke çuar në frikën e ndotjes më të gjerë. Disa zinxhirë të supermarketeve kanë hequr salmonët nga raftet e tyre, sipas Pekin Daily.

Ndërsa hetimet janë ende në zhvillim e sipër, një studiues në Qendrën e Pekinit për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve tha se sekuencat e gjenomit treguan se virusi i gjetur në treg është i ngjashëm me llojet e virusit që gjenden normalisht në Evropë.

“Por është akoma e pa njohur sesi filloi virusi. Mund të vinte nga prodhimet e detit ose mishi i kontaminuar, ose të ishte transmetuar nga njerëz që kanë hyrë në treg përmes sekrecioneve të tyre,” i tha Yang Peng, studiuesi, për transmetuesin shtetëror CCTV të dielën.

Përgatiti: Elona Sejdullahu