Ilustrim

Shpërthimi i coronavirusit në Itali, apeli i Ambasadës së Kosovës

Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali u ka bërë thirrje shtetasve tanë që të reduktojnë lëvizjet dhe fluksin në zyrat dhe ambientet publike, duke qëndruar në shtëpi pranë familjeve.

Sipas ambasadës, në kuadër të dispozitave dhe masave të Qeverisë italiane lidhur me emergjencën e krijuar nga COVID-19 coronavirus, dhe për sigurinë e të gjithë shtetasve kosovarë dhe të stafit të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Romë, bëhet thirrje që të reduktojnë lëvizjet dhe fluksin në zyrat dhe ambientet publike, duke qëndruar në shtëpi.

“Ambasada e Republikës së Kosovës në Romë, informon se qëndron në gatishmëri të shtetasve kosovar që kanë nevojë për shërbime vetëm për raste emergjente. Lutemi, për çdo emergjencë, telefononi tek numri në dispozicionin tuaj 24/7: + 39 327 452 6991. Jemi duke ndjekur me kujdes të gjitha zhvillime t, dhe do t’iu informojmë dhe përditësojmë vazhdimisht përmes faqeve tona zyrtare në Facebook dhe Twitter. Në këto momente duhet të jemi të gjithë më solidarë, ta respektojmë dhe ruajmë shëndetin e njëri-tjetrit”, thuhet në njoftim. /21Media