Shpërthimi i bojlerit në Skenderaj, Komuna merr përsipër shpenzimet e akomodimit të përkohshëm të familjes

KALLXO.com ka raportuar sot se një bojler ka shpërthyer brenda një shtëpie në fshatin Polac të Skenderajt sot rreth orës 6:30 të mëngjesit.

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka njoftuar se për familjen e Fetah Veliut si komunë kanë marrë përsipër shpenzimet e akomodimit të përkohshëm, deri sa t’i bëjnë zgjidhje të përhershme të banimit kësaj familje.

“Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit, vizitova familjen e Fetah Veliut, nga fshati Polac, për të parë nga afër lëndimet që kanë marrë anëtarët e kësaj familje dhe dëmet e shumta materiale si pasojë e shpërthimit të bojlerit. Vërtet ngjarje e rëndë e me dëme të mëdha materiale por fatmirësisht pa pasoja të mëdha në njerëz”, ka shkruar i pari i Skenderajt në rrjetin social “Facebook”.