Foto-ilustrim

Shpërthim pranë shtëpisë së Armand Dukës në Durrës

Një shpërthim i fortë tritoli ka ndodhur mbrëmjen e sotme në shtëpinë e kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, në Durrës, raporton Vizion Plus.

Tutje thuhet se ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen numër katër, ku shpërtheu një sasi lënde plasëse.

Nga shpërthimi ka patur vetëm disa dëme të vogla materiale.

Ndërsa Policia thuhet se ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të saj.