Podgorica. Foto: Wikimedia.

Shpërthim në Podgoricë, vdes një person

Një person është vrarë nga shpërthimi i një makine në Podgoricë. Ngjarja ndodhi sot rreth orës 10:00.

Pas hetimeve, policia ka njoftuar se 41-vjeçari J.Sh. nga Cetinja ka mbetur i vrarë nga shpërthimi që ka ndodhur në vendbanimin Toloshi të Podgoricës.

“Policia në bashkëpunim me prokurorin e shtetit në Prokurorinë e Lartë të Shtetit në Podgoricë, janë duke ndërmarrë aktivitete në kuadër të kompetencës, për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes në të cilën mbeti i vrarë një person”, thuhet në njoftimin e policisë.

Mediat në Mal të Zi kanë hedhur dyshime se shpërthimi mund të jetë pjesë e konfliktit të vazhdueshëm mes bandave kriminale në këtë shtet, por këtë hipotezë nuk e kanë konfirmuar zyrtarët./REL