Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Shpërthim në orët e para të mëngjesit në Zveçan, Policia po heton rasti

Një mjet shpërthyes, që dyshohet se ka qenë granatë është hedhur në lagjen “Zveçan i Vogël” në e Zveçan, më 26.10.2024.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Shefi i Operativës Rajonale për Mitrovicë të Veriut, Petrit Fejza.

Ai ka konfirmuar se nga ky shpërthim nuk ka të lënduar.

“Sot jemi njoftuar dhe njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, janë kryer ekzaminimet e nevojshme. Nuk ka pasë të lënduar” – tha Fejza për KALLXO.com.

Sipas tij, rasti është raportuar në Drejtorinë Rajonale në Veri rreth orës 8 të mëngjesit së 26 tetorit.

“Rasti ka ndodhur rreth orës 00:00-01:00 të mëngjesit, ndërsa tek ne është raportuar pasi ankuesit kanë shkuar në shtëpi, pas orës 08:00 në mëngjes” – tha ai.

Më 21.10.2024, ishte raportuar për një shpërthim në Zubin Potok.

https://kallxo.com/lajm/dyshimet-per-shperthim-ne-nje-shtepi-ne-zubin-potok-rasti-nen-hetime/

KALLXO.com ka kontaktuar Policinë e Kosovës për ta kuptuar se sa shpërthime kanë ndodhur në veri të vendit brenda këtij viti.

Organet e rendit bëjnë të ditur për KALLXO.com se janë iniciuar 10 raste të shpërthimeve  brenda vitit 2024 në këtë pjesë të vendit.

“Rastet janë iniciuar si ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’ dhe kanë ndodhur:  pesë në Zubin Potok, tri në Zveçan, një  në Leposaviq dhe një te parkingu-Liqeni i Ujmanit” kanë thënë nga Policia e Kosovës më 23.10.2024.