Foto: KALLXO.com
Shpërthim në një lokal në Prishtinë
02.11.2024 - 20:39
Një shpërthim ka ndodhur në orët e mbrëmjes të së shtunës (02.11.2024), në një lokal të automjeteve me qera (rent a car), në sheshin “Edit Durham” në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar, zëvendëskomandanti i Brigadës Profesionale të Zjarrfikësve në Prishtinë, Samed Shkodra.
Shkodra ka njoftuar se për këtë rast nuk ka të lënduar dhe se tashmë zjarrfikësit e kanë fikur zjarrin.
Sipas tij, dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një skuter elektrik, i cili ka qenë brenda këtij lokali.
“Është e vërtetë që ka pasë një shpërthim, por ajo ka ndodhur prej një skuteri që ka filluar zjarrin pastaj ka pasur edhe eksplodim të xhamave të atij lokali, ku një skuter ka filluar të ndezet brenda lokalit”- tha Shkodra.