Shpërthim në kryeqytetin e Kroacisë

Një objekt fluturues u rrëzua gjatë natës në periferi të kryeqytetit kroat, Zagreb, duke shkaktuar një shpërthim të fortë, por nuk ka raportime për të lënduar, tha policia të premten.

Disa raporte mediatike thanë se objekti misterioz mund të ishte një dron që fluturoi në kryeqytetin kroat nga zona e luftës e Ukrainës qindra kilometra larg.

Të tjerë thanë se mund të ishte një avion i vogël. Megjithatë deri më tani nuk ka raport zyrtar lidhur me atë se çfarë ishte objekti flutures.

Policia tha se ka dalë në vendin e shpërthimit në periferi të Zagrebit pas thirrjeve të qytetarëve vendas.

Ata thanë se gjetën një krater të madh dhe dy parashuta në një zonë të pyllëzuar. Disa makina të parkuara janë dëmtuar.

Fotot nga vendi i ngjarjes tregojnë copa metalike të rrënojave të përhapura në tokë dhe atë që duket të jetë një pjesë e një krahu.

Policia mbylli zonën e shpërthimit për hetim.

Dëshmitarët e cituar nga mediat thanë se fillimisht dëgjuan një shpërthim të madh që tronditi tokën, më pas një erë të keqe./REL