Fotografi ilustruese.

Shpërthim në aeroportin e Kabulit

Një shpërthim ka ndodhur para pak minutash jashtë aeroportit të Kabulit.

Siç raporton BBC, këtë e ka konfirmuar edhe Penatagoni.

“Ne mund të konfirmojmë një shpërthim jashtë aeroportit të Kabulit. Për momentin viktimat janë të paqarta. Ne do të japim detaje shtesë kur të mundemi”, është bërë e ditur.

Ende nuk është e qartë nëse ka viktima.