Shpërthim fishekzjarresh në Mitrovicë të Jugut, në Mitrovicë të Veriut situatë e qetë
Media lokale “Mitropol” ka raportuar se ka ndodhur “një shpërthim i fuqishëm në Mitrovicë”.
Në lidhje me këtë KALLXO.com ka kontaktuar zëdhënësin e Policisë, Baki Kelanin, i cili tha se nuk është raportuar për shpërthim në Mitrovicë të Veriut.
“Bazuar në informacionet zyrtare të deritanishme, nuk ka të raportuar për ndonjë shpërthim apo të ngjashme në Mitrovicë Veri”- tha Kelani.
Ai potencoi se ka pasur hedhje të fishekzjarreve në Mitrovicë të Jugut.
“Sipas informacioneve nga terreni ka pasur hedhje të fishekzjarreve në Mitrovicët të Jugut. Njësitet policore po punojnë në vazhdimësi në terren dhe për çfarëdo informacioni shtesë do të informoheni”- përfundoi Kelani.
KALLXO.com sjell pamje nga Mitrovica e Veriut, ku situata është e qetë dhe po patrullojnë zyrtarët policorë.