Foto-ilustrim

Shpërthim eksplozivi në një hotel në Sarandë

Një lëndë plasëse ka shpërthyer mbrëmjen e sotme rreth orës 21:45 në katin e parë të një hoteli në Sarandë, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 1 në Sarandë në hotelin e shtetasit N.Y., ndërsa nuk dihet ende se kush mund të ketë qenë autori.

Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./Top Channel