Foto-ilustrim

Shpërthim brenda një lokali në Prishtinë

Një shpërthim ka ndodhur orët e hershme të mëngjesit të sotëm brenda një lokali në rrugën “C” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar për KALLXO.com, Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Sipas Ahmetit, policia është njoftuar për shpërthimin rreth orës 03:30 të mëngjesit të sotëm.

“Njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin. Nuk raportohet për persona të lënduar”, ka thënë Ahmeti.

Ajo shtoi se ende është duke u punuar në lidhje me zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.

Në anën tjetër rasti është iniciuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe është njoftuar edhe prokurori i shtetit.