Foto: Ilustrim

Shpërthen zjarri në një shtëpi në Rahovec

Një person në Rahovec ka raportuar në polici se në shtëpinë e tij ka shpërthyer zjarr.

Sipas raportimit, rasti ka ndodhur mbrëmë pas mesnate.

Policia ka bërë të ditur se në vendin ku ka ndodhur rasti kanë dalë njësitet relevante policore dhe zjarrfikësit, të cilët e kanë shuar zjarrin.

Në njoftimin e policisë thuhet se ende nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe se nuk raportohet për ndonjë person të lënduar.