
Zjarrfikësit. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Shpërthen zjarri në kuzhinën e pompës së derivateve
16.9.2020 - 10:28
Një incident zjarri ka ndodhur pasditen e djeshme brenda një pompe të derivateve në fshatin Shkabaj të Obliqit.
Sipas njoftimit të bërë nga ana e policisë, raportohet se si pasojë e një defekti elektrik, ka shpërthyer zjarri në kuzhinën e pompës së derivateve.
Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse, ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin.
Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për ndonjë person të lënduar në këtë incident.