Shpërthen vullkani në malin 'Etna', ndërpriten disa fluturime në Sicili të Italisë

Fluturimet që i shërbenin qytetit lindor të Sicilisë, Catania në Itali u ndaluan të dielën pasi një shpërthim nga mali Etna aty pranë derdhi hirin vullkanik në pistat e tij, thanë autoritetet e aeroportit, raporton Reuters.

Vullkani 3330 metra i lartë mund të shpërthejë në veprim spektakolar disa herë në vit, duke lëshuar lavë dhe hi të lartë mbi ishullin mesdhetar.

Shpërthimi i fundit i madh ishte në vitin 1992.

Fluturimet drejt dhe nga Catania, një destinacion popullor turistik, do të pezullohen derisa të garantohen kushtet normale të sigurisë, tha aeroporti në Twitter.

Makinat në qytet ishin të mbuluara me një shtresë pluhuri të errët, treguan pamjet në mediat italiane./Reuters