Shpërthen një bombolë gazi në Prishtinë, lëndohet një person

Një person është lënduar nga shpërthimi i një bombole të gazit që ka ndodhur sot në Prishtinë.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai tha se rreth orës 14:45, është marr informata për një shpërthim në një shtëpi në rrugën “Shaip Kamberi” në Prishtinë.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në bazë të informacioneve të para dyshohet që shpërthimi ka ardhur nga një bombole gazi e shfrytëzuar për nevoja familjare. Për pasojë një person ka pësuar lëndime dhe e njëjta është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, tha Borovci.

Ai shtoi se janë shkaktuar edhe dëme materiale në dhomën e shtëpisë ku ishte e vendosur bombola.