Shpërthen bombola e gazit në qendër të Beogradit, disa të plagosur

Disa persona janë lënduar pasi në qendër të qytetit të Beogradit ka shpërthyer një bombolë me gaz.

Siç raporton N1, ky shpërthim ka shkaktuar zjarr, ndërsa janë dëmtuar dritaret e ndërtesave afër.

Ekipet mjekësore evakuuan të plagosurit, njëri prej të cilëve është lënduar rëndë.

Policia dhe zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes.

Shishja thuhet se shpërtheu gjatë riparimit.