Shpërthehet bankomati në Klinë

Sot në orët e mëngjesit persona të maskuar dyshohet se kanë demoluar me mjete shpërthyese bankomatin e një banke në Klinë.

Lajmin e ka konfirmuar Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.

“Rreth orës 5:00 të mëngjesit të sotëm, në qendër të Klinës , disa persona të maskuar me mjete shpërthyese kanë demoluar bankomatin e një banke. Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes. Njësitet relevante policore janë duke punuar në mënyrë intensive për identifikimin dhe arrestimin e tyre.” tha Nikçi.

Burimet e KALLXO.com tregojnë se bëhet fjalë për bankën “Raiffeisen”