
Ilustrim - Arrestim, Foto: KALLXOcom
Shpërndau një video në rrjete sociale kundër një burri, arrestohet i dyshuari për ngacmim seksual
03.2.2023 - 10:58
Polica e Kosovës është duke e hetuar një rast të “Ngacmimit seksual” në Mitrovicë ku i dyshuari dhe viktima janë dy burra.
Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuar është arrestuar pasi ishte identifikuar se ka shpërndarë një video në rrjete sociale kundër viktimës burrë.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 10:30.
Tutje në raportin 24-orësh policor thënë se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.