Ilustrim

Shpërndau material me përmbajtje të keqpërdorimit seksual të fëmijëve në rrjete sociale, arrestohet i dyshuari nga Suhareka

Hetues policor nga Drejtoria e Krimeve Kibernetike më 18.09.2024 kanë arrestuar të dyshuarin nga Suhareka pasi në rrjete sociale vazhdimisht kishte shpërndarë materiale me përmbajtje të keqpërdorimit seksual të fëmijëve.

Policia bënë të ditur se, me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është cilësuar si “Material me përmbatje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve”.