
Ilustrim Foto: KALLXO.com
Shpërndau fotografi në rrjete sociale të një gruaje, arrestohet i dyshuari
14.1.2023 - 08:40
Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Obiliq nën dyshimin se ka kryer fotografi dhe incizime të paautorizuar ndaj një gruaje.
Sipas Policisë, i arrestuari dyshohet se ato fotografi komprementuese i ka shpërndarë në rrjete sociale.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se në rrjetet sociale ka shpërndarë fotografi komprometuese të viktimës femër kosovare. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit” – thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.