Ilustrim

Shpërndau foto me armë Tik Tok, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka arritur të identifikojë të riun nga fshati Prekaz i Epërm i Skenderajt që shpërndau foto me armë në rrjetin social Tik Tok.

Sipas policisë, nga i dyshuari janë konfiskuar dy armë, njëra prej tyre lodër.

Në konsultim me prokurorin, rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.