Ilustrimi: Trembelat

Shpenzimet për trajnimet dhe punëtoritë e testit PISA

Zyra Kombëtare e Auditimit ka bërë publike raportin e auditimit për pasqyrat financiare vjetore për projektin “Përmirësimi i Sistemit të Arsimit në Kosovë” për vitin 2019.

Në këtë raport thuhet se në vitin 2019 për punëtoritë dhe trajnimet për testin PISA në Kosovë janë shpenzuar gjithsej 85,636 euro.

Ndërsa në vitin 2018 janë hargjuar 15,040 euro më pak se në vitin 2019.

Për biletat e udhëtimit janë shpenzuar 29,976 euro dhe 11, 836 euro për trajnime.

Biletat janë bler për trajnimet si “PISA 2021 Project”, të mbajtur në vendet si  Viena, Tailanda, Gjermania, ndërsa trajnimet e tjera janë mbajtur në Qipro, Kroaci, Holand.

Rezulatet e PISA-së të mbi 5 mijë nxënësve 15 vjeçar të testuar si mostër në vitin 2018, kanë ranguar Kosovën të tretën nga fundi.

Testi PISA mat aftësitë e nxënësve 15 vjeçarë në shkencë, lexim dhe matematikë.