Shpenzimet per karburante, telefona e dreka të Komunës së Prizrenit

Komuna e Prizrenit ka shpenzuar për karburant 45, 990 euro për 557,000 kilometra.

Sipas përgjigjeve të komunës, vetëm vetura e kryetarit të komunës ka shpenzuar 3.800 euro karburante për 57.000 kilometra.

Kurse ajo e nënkryetarit ka bërë 14.000 kilometra dhe ka shpenzuar 900 euro.

Në përgjigjet e komunës thuhet se komuna posedon 38 vetura, e drejtorët komunalë nuk kanë vetura të dedikuara enkas për ta.

Në telefon kryetari i Prizrenit ka shpenzuar rreth 720 euro, kurse gjatë vitit 2019 për dreka dhe darka janë harxhuar 48,628.36 euro.

“Gjatë vitit të kaluar vetura e kryetarit ka bërë 57.000 kilometra dhe ka shpenzuar 3.800 euro. Vetura e nënkryetarit ka bërë 14.000 kilometra dhe ka shpenzuar 900 euro. Ndërkaq veturat tjera janë vetura në shërbim të Komunës dhe nuk janë të dedikuar enkas për drejtorë të Drejtorive. Gjatë vitit 2019 për dreka dhe darka janë harxhuar 48,628.36 €. Komuna e Prizrenit ka 38 vetura, të cilat kanë bërë 500.000 kilometër gjatë vitit dhe janë shpenzuar 42.190 euro. 720 euro në vit janë shpenzimet e Kryetari për telefon”, thuhet në përgjigjet e komunës.