Shpenzimet e deputetëve në udhëtime në vitin 2019 (DOKUMENT)
Kuvendi i Kosovës ka bërë publike shpenzimet e udhëtimit të deputetëve për periudhën 2011-2021.
Në këtë LINK mund t’i shikoni shpenzimet e deputetëve në udhëtime në periudhën janar – dhjetor 2019.
Në këtë periudhë, totali i shpenzimeve të rrugës nga deputetët është 76,800.00 euro.
Kompensimi i shpenzimeve të udhëtimit të deputetëve është bërë në bazë të vendimit të kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të datës 10 tetor 2011, i nxjerrë në bazë të nenit 20 të Ligjit për të drejtat dhe përgjegjësitë e deputetit.
Deputeti kompensohet për shpenzimet e udhëtimit si në vijim: deri në 30 km – 10 euro, deri në 60 km – 20 euro dhe mbi 60 km – 30 euro, për pjesëmarrje në punimet e seancës plenare dhe në komisione.
Kompensimi i shpenzimeve të udhëtimit nuk nënkupton shpenzimet për derivate, por për të gjitha mënyrat e udhëtimit.