Shpend Ahmeti, kryetar i komunës së Prishtinës

Shpend Ahmeti uron Shpejtim Bulliqin dhe Vetëvendosjen

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka uruar Shpejtim Bulliqin për fitoren në zgjedhjet për kryetar të Podujevës, por edhe Lëvizjen Vetëvendosje.

Në një postim në Facebook, Ahmeti tha se porosia e qytetarëve të  Podujevës “ishte e qartë“.

Fituesit të zgjedhjeve të sotme i ka uruar suksese në realizimin e programit.

Ky është postimi i plotë i Shpend Ahmetit:

Urime Shpejtim Bulliqit dhe Lëvizjes Vetëvendosje për fitoren në zgjedhjet lokale në Podujevë.  Edhe pse për mandat të shkurtuar porosia e qytetarëve në Podujevë ishte e qartë!

Suksese në realizimin e programit!