Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Shpend Ahmeti uron Përparim Ramën, për Arben Vitinë thotë se ky nuk do jetë fundi i tij në angazhimin politik

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka uruar fitoren e kandidatit të LDK-së, Përparim Rama në kryeqytet.

Ai e përgëzoi kandidatin e LVV-së, Arben Vitia për punën dhe potencoi se nuk do jetë fundi i angazhimit të tij politik.

“Përparimit i uroj suksese në mandatin e radhës dhe natyrisht se do të përgjigjem sa herë kanë nevojë për informata e sqarime. Po ashtu i uroj përmbushjen e premtimeve. Në natë të tillë është lehtë me e godit humbësin e zgjedhjeve. Unë sonte e përgëzoj Arbenin për punën, fushatën e rezultatin. Duke e njohur, e di se do të jetë fundi i angazhimit tij publk”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti tutje potencoi se, javëve në vijim do presin çertifikimin final dhe pastaj do ta organizojnë edhe pranim dorëzimin e detyrës.

Kandidati i LDK-së, Përparim Rama ka fituar garën për kryeqytetin duke mundur kundër kandidatin e tij nga LVV, Arben Vitia.