Shpend Ahmeti tregon për projektet që planifikon t`i nisë vitin e ardhshëm në Prishtinë

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, ka mbajtur një konferencë  lidhur me buxhetin e vitit të ardhshëm 2020 që kaloi të premten (27.09.2019) me asnjë votë kundër.

“Është hera e parë posaçërisht prej vitit 2014 që kur kam filluar mandatin e parë të qeverisjes që mos të kemi vota kundër. Pra ka pas përkrahje të gjerë nga të gjitha subjektet politike”, tha Shpend Ahmeti në konferencë për media.

Gjithashtu Ahmeti ka thënë se buxheti i komunës ne vitin 2020 ka shënuar  rritje e cila tashmë ka mbërri shifrën në 91 milionë euro.

“Jemi një prej organizatave më të mëdha buxhetore në republikën e Kosovës dhe përveç suksesit në të hyra, shtimin që e kemi pas vazhdimisht kujtoj se në vitin 2013 apo vitin 2014  buxheti ka qenë 61 milionë euro. Ndërsa tash po i bije që për 5 vite kemi arrit që buxhetin ta rrisim për 50%, pra prej 60 milionë do të jetë në 91  milionë euro. Natyrisht një pjesë e kësaj rritje i atribuohet Ligji për kryeqytetin, i cili ka siguruar buxhet shtesë për komunën e Prishtinës”, ka thënë Ahmeti.

Ai ka thënë se vitin 2020 janë paraparë rekonstruktime të rrugëve  si rruga ‘Isa Kastrati’, rruga ‘Agim Ramadani’, ‘Sheshi Ibrahim Rugova’, dhe ‘Sheshi Xhorxh Bush’.

“Por ajo që dua të flasë janë edhe dy projekte që do ta ndryshojnë pamjen e qytetit në qendër. E para është tuneli në rrugën ‘Agim Ramadani’, pra rruga e cila është prej mensës te komuna, pas kalimit të rrugës ‘Bajram Kelmendi’ siç njihet. Ideja është që të hymë në tunel dhe të dalim te komuna. Pra në afërsi të komunës me ç’ rast do ta bëjmë vazhdimin e ‘Sheshit Ibrahim Rugova për të kaluar në pjesën tjetër të kryeqytetit. Pra ‘Sheshi Ibrahim Rugova’ ndërprehet në mënyrë shumë të ashpër kur prej një sheshi shumë  të madh kalojmë në trotuar 2 metra”, tha ai.

“Ka qenë gjithmonë një sugjerim edhe prej urbanistëve që ky shesh duhet të vazhdojë dhe në qoftë se duam ta gjallërojmë pjesën e vjetër të qytetit atëherë duhet ta kemi një lidhje këmbësorie apo penale në mes të Sheshit Ibrahim Rugova për me kalu te pjesa e vjetër e qytetit”, tregoi Shpend Ahmeti.

Kryetari Ahmeti ka folur edhe për projektin e dytë si mbyllja e bulevardit “Xhorxh Bush“ , ndërtimi i parkingut nëntokësor të Fakultetit Filologjik.

“Pjesa e dytë  ose projekti i dytë që dua ta përmend,  është mbyllja e bulevardit “Xhorxh Bush“.  Kjo është rruga që shkon prej Grandit deri te Katedralja, ne sivjet e kemi nënshkruan kontratën e parkingut nëntokësor te Fakultetit  Filologjik që do të fillojë ndërtimi sivjet, dhe ne do ta shfrytëzojmë rastin kur t fillojmë ndërtimin e atij parkingu, do ta mbyllim rrugën ‘Xhorxh Bush’ dhe do ta lëmë rrugën  vetëm një korsi ashtu  siç ka thënë edhe plani i mobilitetit. Do e zgjasim hapësirën për të ecë deri te Katedralja. Do të bëhet një lidhje e bukur e qytetit për shkak se shpesh kemi folur për tolerancën fetare dhe do jetë interesante që në njërën anë do t`i kemi pjesën e vjetër të qytetit dhe xhaminë më të vjetër në Ballkan, pra Xhamia e Çarshisë e vitit 1933 e cila shkon deri në  përfundim të rrugës Xhorxh Bush të Katedralja e qytetit”, ka thënë ai.

Gjithashtu Shpend Ahmeti ka njoftuar edhe për ndarjen e buxhetit për Pallatin e Rinise.

“Atë objekt do ta kthejmë në hapësirë të tre institucioneve të rëndësishme. Gjithashtu shkolla “Prenk Jakova” do të zhvendoset në Pallatin e Rinisë. Pjesa e tretë është fondacioni “Dua Lipa” që ka ndarë 150 mijë euro për t`i organizuar studio inçizuese që fëmijët e talentuar do të kenë mundësi me inçizu këngët e tyre, për të përsëritur suksesin e disa artistëve të njohur nëpër botë. Për këtë projekt kemi ndarë 800 mijë euro dhe patjetër do të diskutojmë edhe me donatorët“, ka thënë Shpend Ahmeti.