Shpend Ahmeti tregon kush ka të drejtë të lëvizë gjatë kohës sa Prishtina është në karantinë

Komuna e Prishtinës ka hyrë mbrëmë në karantinë me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë.

Të gjithë qytetarët që gjenden jashtë kryeqytetit kanë mundësi të futen ose të dalin vetëm deri sot (e diel), në ora 17:00.

Prishtina ka 47 të prekur me COVID-19.

Ndërkaq, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se sipas vendimit të MSh-së dhe Ministrisë së Tregtisë këto janë kategoritë që kanë të drejtë të lëvizin brenda dhe jashtë karantinës.

Profesionistet shëndetësor, Bashkëpunëtorët shëndetësor, Barnatoret, sipas orarit të kujdestarisë që e vendos Ministria e Shëndetësisë, AKPPM dhe Oda e Farmacistëve të Kosovës;Bashkësitë Fetare; Hortikultura; Funeralet Kryqi i Kuq, Sektori i Sigurisë (Policia, IPK, Ushtria, AKI, AME, Kompanite e Sigurimit Fizim (private), Aviacioni: AShNA, AACK, Aeroportet) Inspektoratet, qendror dhe lokal; Sherbimi Korrektues (Gardianet); Sherbimet Publike; Pastrimi, mirembajtja, DDD (publike dhe private); KEK, KEDS, KOSTT, KESCO, Ujesjelles-kanalizim, Iber-Lepenci, Telekomi, Posta, Internet; Media: TV, Radio, Portale; Institucionet financiare; Miniera; Transporti i Zyrtareve (jo i udhetareve); Transporti i Mallerave Administrata (Stafi esencial i Administrates Qendrore, Stafi esencial i Administrates Komulale); Trupa Diplomatike.

Kompanitë e prodhimit, transmetimit e shpërndarjes së energjisë: KEK, KOSTT, KEDS, dhe ate vetëm për ekipet e veçanta për mirëmbajtje të domosdoshme e intervenime;

Ndërmarrjet t Ujësjellësëve Regjional dhe ate vetëm për mirëmbajtje të domosdoshme e intervenime;

Kompanitë e komunikimeve elektronike: Telekomi i Kosovës sh.a. dhe kompanive tjera që operojnë në këtë fushë dhe ate vetëm për ekipet e veçanta për mirëmbajtje të domosdoshme e intervenime;

Kompanitë të menaxhimit të deponive, pastrimit, mirëmbajtjes, higjienës e të dezinfektimit të rrugëve, shesheve e ndërtesave.