Shpend Ahmeti, kryetar i komunës së Prishtinës

Shpend Ahmeti tregon kur merret vendimi për ndarjen e 50 eurove për të prekurit nga COVID-19

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se vendimi për dhënie nga 50 euro si ndihmë për personat e prekur me COVID-19 do merret në javën e ardhshme.

Ahmeti ka thënë se do bisedohet ende për kriteret, kurse për pensionistë do japim 100 euro ndihmë.

“Sot, në takim me partitë politike në Kuvendin Komunal të Prishtinës u dakorduam se vendimi për ndihmën prej 50 euro për të infektuarit me virus do të merret në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të mërkurën me 25 nëntor, 2020. Deri të martën do të diskutojmë edhe më tutje për ta definuar modalitetin dhe kriteret. Një ndryshim që u diskutua sot është që vlera e ndihmës për pensionistë të infektuar me Covid-19 do të jetë 100 euro,” ka njoftuar Ahmeti.

Sipas Ahmetit, të gjitha këto në emër të shpenzimeve shëndetësore për shërbimet dhe medikamentet që nuk mund t’i marrin në sistemin publik shëndetësor.