Shpend Ahmeti: Synojmë rihapjen e çerdheve me 3 gusht

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se komuna që drejton synon rihapjen e çerdheve me datë 3 gusht.

Përmes një shkrimi në ‘Facebook’ Ahmeti ka thënë se rihapja do të jetëe me kushte të caktuara.

“Komuna e Prishtinës synon hapjen e tyre por me kushte të caktuara për të cilat do të ju njoftojmë ditëve në vijim. Meqenëse e premte është Bajram, sipas të gjitha gjasave rihapja me kushte do të lejohet nga e hëna, 3 gusht 2020”, ka shkruar ai.

Ahmeti po ashtu ka shkruar se pret përgjegjësi nga prindërit.

“Moslajmërimi i infeksionit në familje do të rezultojnë në ndëshkime. Por, për të gjitha detajet, do të ju lajmërojmë me kohë”, ka shkruar ai.

Hapjen apo jo të çerdheve, qeveria e lë në dorë të komunave