Fotografia e shpërndarë në rrjetet sociale, ku shihet se shtegu i biçikletave po shfrytëzohet si parking për vetura, Foto: Facebook

Shpend Ahmeti: Shtegu i biçikletave në Dardani nuk ka përfunduar ende

Gjatë ditës së sotme kanë qarkulluar disa video në rrjetet sociale ku tregonin se si shtegu i cili po rregullohej në lagjen “Dardania” për biçikleta është kthyer në parking për vetura.

Për këtë çështje ka reaguar edhe Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti i cili ka thënë se punët ende nuk kanë përfunduar.

“Disa portale kanë shkruar se si shtegu i ri i biçikletave në Dardani është kthyer në shirit parkingu për vetura. Ju njoftojmë se puna ende nuk ka përfunduar.  Përgjatë krejt shtegut do të vendosen pengesat e betonit që pamundësojnë parkimin e veturave”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Gjithashtu ai ka thënë edhe se çfarëdo hapësirë që u lejohet veturave për parking ata do të e marrin.

Fotografia e shpërndarë në rrjetet sociale, ku shihet se shtegu i biçikletave po shfrytëzohet si parking për vetura, Foto: Facebook